Xhaçka për Ushtrinë: Votimi i sotëm do t’i shërbejë paqes në rajon

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka uruar Kosovën për ushtrinë, duke thënë se votimi i sotëm në Kuvend do t’i shërbejë frymës euroatlantike dhe paqes në rajon.

Lajme

14/12/2018 15:46

“Mbështesim vendosmërinë e autoriteteve të Kosovës për të vazhduar bashkërendimin e ngushtë me Aleancën si dhe politikën e dyerve të hapura”, ka shkruar ajo në Facebook.