Xhabir Zharku thotë se është kthyer ta zhvillojë Kosovën – Lajmi.net
Xhabir Zharku thotë se është kthyer ta zhvillojë Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 9:03, 13 June 2018
Pas arratisjes gjashtëvjeçare në Suedi, duke refuzuar që ta mbajë dënimin me tri vite burgim në Kosovë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, thotë se është kthyer ta zhvillojë ekonominë e vendit.

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vet faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndrojë në Suedi.

Ai ka qenë i dënuar me tri vite burgim në Kosovë, të cilin nuk e ka mbajtur asnjëherë, por insiston se vendimi i organeve të drejtësisë ka qenë i padrejtë, prandaj ka vendosur që mos t’i përgjigjet këtyre të fundit.

“Unë e kam mbajtur dënimin, sepse në bazë të Ligjit thuhet se ose duhet të shkosh në burg ose duhet të jesh larg. Unë i kam plotësuar të gjitha ato kushte, pasi që kam qëndruar 6 vite larg Kosovës, ku kam qenë i denuar me tri vite burgim”, ka thënë Zharku në një interviste për “Zërin”.

Ai sqaron se pas kthimit të tij në vendlindje prioritet e ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO