Xhabir Hamiti tregon se si u krijua ISIS-i (Video)

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka folur për organizatat, të cilat po thirrën në emër të fesë islame dhe po kryejnë krime më brutale në emër të kësaj.

Lajme

27/12/2016 21:45

Ai ka përmendur Shtetin Islamik (ISIS), si njërin nga grupet ekstremiste më famëkeqe, i cila kryen krimet më të tmerrshme dhe po krijon destabilizim jo vetëm në vendet arabe, por edhe në qendrat kryesore evropiane.

Ai ka thënë se e gjithë lufta në Siri zhvillohet për shkak të marrjes së pushtetit nga sektet që gjendën në këtë vend.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse u krijua ISIS – për të marrë pushtetin nga duart e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Hamiti në “Komiteti” ka treguar se fillimisht kundër Assadit ishin forcat opozitare pa përmbajtje radikale, mirëpo më vonë ai ka thënë se ka dalë situata jashtë kontrollit.

Produkt i kësaj, sipas teologut ishte edhe ISIS, që përdor çdo mënyrë për të marrë pushtetin nga forcat qeveritare siriane. /Express/

YouTube player