Xbox Live bie nga sistemi

Xbox Live ka rënë nga sistemi për përdoruesit në mbarë botën.

Auto & Tek

30/01/2019 21:33

Problemi, i cili filloi të shfaqej në mëngjes të mërkurën, duket se po ndikon kryesisht tek lojtarët e Xbox One, duke i penguar ata që të bëjnë diçka pas ndezjes së “joystick”-ëve të tyre, transmeton lajmi.net.

Shumë prej tyre kanë thënë se ekrani errësohet pas ndezjes së pajisjes.

Xbox thotë se është në dijeni të ndërprerjes dhe po punon për t’u rregulluar dhe i ka drejtuar përdoruesve të përditësohen në faqen zyrtare të kompanisë. /Lajmi.net/