Xavi zbulon transferimin e madh të Guardiolas në verë (FOTO)

Xavi Hernandez edhe pse prej kohësh është larg Guardiolës, e njeh mjaft mirë.

Sport

25/04/2017 17:15

Mesfushori spanjoll ka zbuluar së fundmi dëshirën e madhe të teknikut spanjoll në merkato.

Bëhet fjalë për yllin e Tottenhamit, Dele Alli i cili mund të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve. 21-vjeçari është duke u kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

“Bisedoj me Guardiolën, dhe e di se ai mendon se është e rëndësishme të transferojë futbollistë anglez. Për momentin futbollisti më i mirë anglez dhe një prej më të mirëve në Evropë është Dele Alli.

Ai është futbollisti që i përshtatet më shumë skemave të tij”, ka thën Xavi.

xavi14

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy