Xavi zbulon planin sensacional për rikthimin te Barcelona

"Një nga ëndrrat e mia është që një ditë të trajnoj Barcelonën", deklaroi Xavi.

Sport

07/02/2018 22:18

Xavi Hernandez dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës.

Në fakt, kjo është një ëndërr për mesfushorin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Një nga ëndrrat e mia është që një ditë të trajnoj Barcelonën”, deklaroi Xavi.

“Sigurisht, ju duhet të përgatiteni shumë dhe të jeni shumë profesional për të arritur atje”.

“Unë e njoh shumë mirë Barcelonën, por fillimisht duhet të kem licencën”, shtoi ai. /Lajmi.net/