Xavi, yllit të Bayernit: Ti mund të luash te Barcelona

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga Barcelona, Xavi Hernandez vazhdon të mendojë për ish skuadrën e tij.

Sport

17/01/2019 16:45

Xavi Hernandez ka arritur të lë gjurmë të pashlyeshme te Barcelona gjatë karrierës së tij, ku fitoi titujt më të rëndësishëm.

Si një futbollist me prejardhje katalane, Xavi assesi nuk mund të largojë nga mendja Barcelonën, ku lojtarëve të ndryshëm iu propozon transferimin në ‘Camp Nou’.

40 vjeçari njëjtë ka vepruar edhe me yllin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

“Pep Guardiola (ish trajner i Barcelonës) sa ishte te Bayern Munich më kishte thënë se ka një lojtar në skuadër i cili mund të luante në çdo pozitë, e pyeta se kush dhe ai mu përgjigj duke më thënë Kimmich, për të cilin unë kurrë nuk kisha dëgjuar”, ka deklaruar Xavi, përcjell ‘lajmi.net’.

Pak kohë më vonë, Xavi ka takuar Kimmich në Doha, duke i thënë: Ju mund të luani në të gjitha pozitat, jeni një lojtar i përkryer për Barcelonën, ju mund të luani pa probleme në Barcelonë”./Lajmi.net/