Xavi s’mundet pa lojë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se është gjithmonë i uritur për lojë. Ylli spanjoll është pushuar në disa ndeshje nga trajneri Gerardo Martino. Mirëpo, ai ka pranuar se gjithmonë dëshiron të luajë, pavarësisht kundërshtarit. “Nëse nuk luaj, hidhërohem. Por, është trajneri ai që vendos. Nëse nuk mund të marr pjesë, atëherë nuk ndihem…

Sport

26/02/2014 17:59

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se është gjithmonë i uritur për lojë. Ylli spanjoll është pushuar në disa ndeshje nga trajneri Gerardo Martino.

Mirëpo, ai ka pranuar se gjithmonë dëshiron të luajë, pavarësisht kundërshtarit.

“Nëse nuk luaj, hidhërohem. Por, është trajneri ai që vendos. Nëse nuk mund të marr pjesë, atëherë nuk ndihem mirë, dhe besoj se kështu është për çdo futbollist”, deklaroi Xavi.

“Por, duhet të prisni dhe të respektoni vendimet e trajnerit. Është ai që udhëheq dhe merret me këtë punë”, shtoi ai derisa e mbrojti emërimin e Martinos në postin e trajnerit.

“Nuk kemi dyshuar asnjëherë. Ai është lider natyral dhe fitues. Na ka befasuar pozitivisht. Sa herë që kërkohet një fajtor për ndonjë paraqitje të dobët, gjithmonë bëjnë me gisht tek trajneri. Kjo nuk është e drejtë, jemi të gjithë fajtorë sepse jemi një skuadër”.