Xavi në vend të Raulit

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, pas transferimit në Al-Sadd në fund të këtij sezoni do të bëhet ylli më i ri që i bashkohet klubit arab, pas ikonës së Real Madridit, Raul.

Sport

26/03/2015 19:50

Mediat spanjolle nuk kanë dyshime, Xavi do të transferohet në Al-Sadd.

Mesfushori i Barcelonës raportohet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Katar.

E atje do të transferohet pas përfundimit të këtij sezoni dhe do të përfitojë 10 milionë euro në vit.

Xavi o të bëhet ylli më i ri që i bashkohet klubit arab, pas ikonës së Real Madridit, Raul. Sulmuesi luajti në Al-Sadd para se të transferohet në New York Cosmos.