Xavi në historinë e Ligës së Kampionëve

Festë e dyfishtë për Xavin. Mesfushori i Barcelonës, përveç fitores 2:0 në Etihad në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të martën mbrëma, ka realizuar edhe një arritje të madhe nga aspekti individual. Mesfushori spanjoll shënoi një tjetër rekord në karrierën e tij të lavdishme. Me 144 ndeshje…

Sport

19/02/2014 11:15

Festë e dyfishtë për Xavin. Mesfushori i Barcelonës, përveç fitores 2:0 në Etihad në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të martën mbrëma, ka realizuar edhe një arritje të madhe nga aspekti individual.

Mesfushori spanjoll shënoi një tjetër rekord në karrierën e tij të lavdishme.

Me 144 ndeshje në Ligën e Kampionëve, Xavi e barazoi legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales Blanco si futbollisti spanjoll me numrin më të madh të paraqitjeve në garën elite të klubeve kontinentale.

Kurse, në krye të kësaj kategorie, qëndron mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs me 149.

Por, duke pasur parasysh se Giggs pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni, Xavi shumë shpejtë do të jetë rekordmen i paraqitjeve.