Xavi me deklaratë që nuk do t’i pëlqejë aspak Jose Mourinhos

Xavi Hernadez nuk ka fshehur dëshirën për t’u bërë trajner pas pensionimit nga futbolli, por ka bërë të ditur se skuadrat e tij nuk do të aplikojnë sistem të lojës sikurse të Jose Mourinhos.

Sport

23/10/2018 18:32

Ish mesfushori i Barcelonës, është rikthyer të flas për përballjen e vitit 2010, ku skuadra e tij u eliminua nga Interi në Ligën e Kampionëve në fazën gjysmëfinale.

Loja defensive e Interi dhe skemat e Mourinhos, ishin të papërballueshme për Barcelonën, që u desh të pajtohej me eliminimin.

Por, një qasje të tillë, Xavi nuk do t’ua lejojë asnjëherë skuadrave të tij kur të bëhet trajner.

“Mourinho është trajner me stil të futbollit shumë defensivë. Të luaje kundër Interit nuk ka qenë aspak e lehtë”, tha Xavi për Corriere dello Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ky ishte stili i tij, të cilin e vuri në praktikë me Chelsean dhe Real Madridin. Ai kujdeset për të gjitha detajet dhe i mbyll hapësirat duke mos të lejuar aspak hapësirë. Unë pëlqej tjetër lloj futbolli. S’po kritikoj, por thjesht nuk më pëlqen futbolli i tillë dhe ekipet e mia nuk do ta kenë atë qasje”./Lajmi.net/