Xavi largohet në fund të sezonit

Mesfushori Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona. Jo në janar, por ai do t’i thotë lamtumirë gjigantit katalan në fund të këtij sezoni.

Sport

11/11/2014 15:38

Xavi Hernandez nuk do të largohet nga Barcelona deri në fund të këtij sezoni, ka njoftuar portali spanjoll “Fichajes”.

Mesfushori spekulohej me largim nga klubi gjatë verës së këtij viti, pas interesimit nga Katari, dhe vazhdon të jetë në qendër të njoftimeve rreth largimit në janar.

Mirëpo, ai duket se do ta kompletojë edicionin me gjigantin katalan para se të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, sipas gjitha gjasave larg kontinentit të Evropës.

Xavi nuk është titullar i sigurt në formacionin e trajnerit të ri të Barcelonës, Luis Enrique dhe ngadalë është duke iu afruar përfundimit të aventurës së shkëlqyeshme në Camp Nou, që duket se do të mbarojë në verën e vitit të ardhshëm.