Xavi: Ky ekip nuk do të jetë kampion i Premierligës

Xavi nuk beson se Manchester United do të shpallet kampion i Premierligës.

Sport

25/10/2016 10:44

Xavi nuk beson se Manchester United do ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë, gjatë këtij sezoni.

Ish mesfushori i Barcelonës ka paralajmëruar klubin dhe menaxherin Jose Mourinho që t’i zbresin parashikimet.

“Red Devils” morën një goditje të rëndë të dielën duke u mposhtur nga Chelsea me rezultat 4:0, në rikthimin e Mourinhos në “Stamford Bridge”.

Rezultati e la Unitedin në pozitën e shtatë në Premierligë, gjashtë pikë më pak se lideri Manchester City, kundërshtar me të cilin ndeshen në rrethin e katërt të EFL Cup, të mërkurën.

Dhe, Xavi beson se titulli në Premierligë është i paarritshëm për ekipin e Mourinhos.

“Premierliga duhet të jetë gjithçka për Unitedin dhe Mourinhon gjatë këtij sezoni”, deklaroi Xavi për “Mirror”.

“Por, nuk mendoj se ata mund ta fitojnë Premierligën. Pasi Mourinho të ketë në dispozicion edhe një afat kalimtar, ndoshta do të jenë gati, por tani duhet të rikthehen në Ligën e Kampionëve, ku e kanë vendin”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.