Xavi: Ky ekip më jep kënaqësi kur e shoh duke luajtur

Xavi ka folur pas fitores mbresëlënëse të titullit të Premier Leagues këtë fundjavë nga City.

Sport

17/04/2018 12:40

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka folur pas fitores mbresëlënëse të titullit të Premier Leagues këtë fundjavë nga City. Xavi, pretendon se do të ishte i lumtur të punojë me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola në Manchester City në të ardhmen.

“I respektoj mënyrat e tjera të lojës dhe të shikoj ndeshje, por kjo është mënyra më shumë që kam luajtur futboll dhe tani që unë shikoj më shumë futboll se kurrë ky është futbolli që më pëlqen të shikoj”, ka thënë fillimisht Xavi për Daily Mail.

“Unë e shikoj Cityn dhe është kënaqësi t’i shoh ata të luajnë futboll”.

“Pse jo? Kurdo që kam punuar me të, ka qenë si një master i futbollit për mua”, përfundoi ish-mesfushori i Barcelonës.