Xavi: Ky ekip i madh evropian ndihmohet nga gjyqtarët

Akuza të ashpra ndaj Real Madridit nga Xavi.

Sport

31/05/2018 09:03

Xavi ka akuzuar Real Madridin se ndihmohet nga gjyqtarët.

Legjenda e Barcelonës ka thënë se rivali i madh nga La Liga ka shumë situata në favor të tyre.

Në mesin e tyre edhe vendimet e gjyqtarëve, përcjell “lajmi.net”.

“Real Madridi ka gjithçka në favor, lëndimet, gjyqtarët… Ajo se çfarë po bëjnë është e pabesueshme, duket si një akt magjie”, u shpreh Xavi. /Lajmi.net/