Xavi: Ja me cilën skuadër do të nënshkruaj Messi

Krerët e Barcelonës kanë pranuar se do të bëjnë gjithçka me fuqinë e tyre për të nënshkruar zgjatjen e kontratës me Lionel Messin.

Sport

16/01/2017 18:38

Argjentiasi ka futur në ethe ‘Blaugranët’, pasi deri më tani ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Kjo ka bërë që rreth së ardhmes së tij të ketë shumë spekulime, ku lidhet me një kalim në Serie A te Interi dhe në Premierligë te Manchester City.

Por këto zëra ka hedhur poshtë ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, duke u shprehur i bindur se Messi do të nënshkruaj kontratën  e re me skuadrën nga ‘Camp Nou’.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se Messi do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën. Asnjë dyshim”, ka deklaruar Xavi për Fox Sports, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6