Xavi: Ishim superiorë ndaj Realit

Xavi Hernández mendon se triumfi i Barcelonës në Madrid ishte i merituar, sepse gjiganti katalunas ishte superior ndaj Real Madridit. Mesfushori katalunas e ka kritikuar po ashtu edhe Cristiano Ronaldon, i cili në fund të ndeshjes u ankua në referin Undiano Mallenco. “Cristiano ka gabuar, kritikat e tij janë të ngutshme. Ne ishim superiorë, Barcelona…

Sport

24/03/2014 08:30

Xavi Hernández mendon se triumfi i Barcelonës në Madrid ishte i merituar, sepse gjiganti katalunas ishte superior ndaj Real Madridit.

Mesfushori katalunas e ka kritikuar po ashtu edhe Cristiano Ronaldon, i cili në fund të ndeshjes u ankua në referin Undiano Mallenco.

“Cristiano ka gabuar, kritikat e tij janë të ngutshme. Ne ishim superiorë, Barcelona luajti më mirë se Reali dhe kështu flet edhe rezultati”, deklaroi veterani spanjoll.

Sipas Xavit, të gjitha penalltitë kanë ekzistuar, përfshirë edhe ajo e Dani Alvesit, që ndërhyri në Ronaldon.

Sa i përket titullit, ai mendon se gjithçka mbetet e hapur. “Tash jemi tre favoritë për ta fituar La Ligan”, vazhdoi ai.

Atletico Madridin e konsideron një lider, një ekip mjaft luftarak. Nuk e shihnin si favorit dhe tash është njëri prej tre kandidatëve për titull”, përfundoi Xavi.