Xavi identifikon dallimin Messi – Neymar

Lionel Messi konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë që ka shkelur në fushën e blertë.

Sport

19/10/2018 21:38

Në 10 vitet e fundit, ai ishte në nivelet më të larta. Emra të shumtë u ndërruan në konkurrencë me të, përcjell lajmi.net.

Neymar JR, konsiderohet njëri nga “pasuesit” e Messit dhe Ronaldos. Braziliani mendohet se do ti ketë “frerët” e futbollit në duar, pas pensionimit të dyshes mahnitëse.

Mirëpo, deri më tash, Neymar ende nuk ka arritur nivelet e tyre.

Xavi, ish mesfushori i Barcës, ka identifikuar dallimin mes Messit e Neymar.

“Ata janë të ndryshëm. E shoh Leon me pjekuri të madhe në futboll. Ai bën gjithçka si duhet” ka thënë Xavi.

“Neymar është një person që duhet pjekur, megjithëse duket si një lojtar që është i aftë ta bëjë diferencën. Ai mund të përmirësohet. Është një nga më të mirët” ka përfunduar spanjolli.

Kujtojmë se Neymar u largua nga Barcelona, në mënyrë që t’i shmangej “hijes” së Messi. /Lajmi.net/