Xavi, i pakënaqur

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka pranuar se është i pakënaqur sa herë që përfundon në bankën e rezervistëve të gjigantit katalan.

Sport

02/10/2014 18:51

Xavi ka pranuar se është i pakënaqur me rolin e kufizuar në ekipin e Barcelonës këtë sezon, por është i vendosur të rikthejë vendin në formacionin bazë.

34-vjeçari ka qenë element i rëndësishëm në mesfushën e gjigantit katalan prej debutimit më 1998.

Por, ai ka gjetur hapësirë të kufizuar për lojë këtë edicion pas ardhjes së trajnerit Luis Enrique i cili i beson më shumë përforcimit të ri, Ivan Rakitic.

Dhe, Xavi ka pranuar se është i pakënaqur me rolin e tij. “Nuk jam i kënaqur të ulem në bankinë”, deklaroi ai.

“Dua të luaj sa më tepër që është e mundur dhe të ndryshoj gjendjen aktuale. Por, ekipi është mbi të gjitha dhe trajneri është ai që vendos. Jam i lumtur që kam mbetur në Barcelonë. Nuk kam caktuar asnjë lloj roli paraprak me Enriquen”, u shpreh ai.