Xavi, i frustruar me hapësirën në Barcelonë

Xavi Hernandez e ka shprehur frustrimin e tij për hapësirën që po i jepet, nën drejtimin e Gerardo Martinos. Veteranit të mesfushës i është shkurtuar koha në fushë dhe për këtë, sigurisht se ai nuk është i kënaqur. Mirëpo, 34 vjeçari insiston se nuk do të bëhet kurrë problem rreth statusit të tij të zëvendësuesit.…

Sport

27/02/2014 11:30

Xavi Hernandez e ka shprehur frustrimin e tij për hapësirën që po i jepet, nën drejtimin e Gerardo Martinos.

Veteranit të mesfushës i është shkurtuar koha në fushë dhe për këtë, sigurisht se ai nuk është i kënaqur. Mirëpo, 34 vjeçari insiston se nuk do të bëhet kurrë problem rreth statusit të tij të zëvendësuesit.

“Është frustuese për mua kur nuk e kam mundësinë të marr pjesë, por gjithmonë do ta respektoj trajnerin”, ka thënë përfaqësuesi spanjoll për të përditshmen spanjolle Marca.

“Është trajneri ai i cili e jep fjalën e fundit. Jam i edukuar mjaftueshëm ta di se nuk mund të ndikoj dhe as t’i përzihem trajnerit në vendimet e tij. Në Barcelonë, të gjithë e dimë se asnjëri nga ta nuk është mbi trajnerin”, vazhdoi Xavi.

Xavi i ka kompletuar vetëm nëntë nga 25 ndeshje në La Liga këtë sezon. Ai nuk është më shartues i padiskutueshëm tek gjiganti katalunas dhe e ka pranuar se nuk është aspak e lehtë t’i përshtatet rolit të ri.