Xavi e zbulon për herë të parë taktikën që Guardiola e përdori për të mundur 6:2 Realin – Lajmi.net
Xavi e zbulon për herë të parë taktikën që Guardiola e përdori për të mundur 6:2 Realin
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 18:08, 16 April 2018
Barcelona në vitin 2009 ka regjistruar një nga fitoret më të lavdishme kundër rivalëve të Real Madridit.

Skuadra që atëkohë drejtohej nga Pep Guardiola, kishte arritur të shpartallonte Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ duke e mposhtur 6:2.

Ky sukses nuk kishte të bënte me një ditë tejet të mirë të Barcelonës apo e kundërta, një ditë e keqe e Real Madridit.

Ky rezultat erdhi falë mprehtësisë së Pep Guardiolas, i cili luajti “kartën” e tij me Lionel Messin, për të mposhtur Real Madrdin. Pas gati 10 vitesh, është Xavi Hernandez që ka folur për këtë moment, duke zbuluar çelësin e suksesit te kjo fitore.

“Ajo ishte ndeshja në të cilën Pep e përdori Messin si 9 të rremë. Ai e dinte se qendërmbrojtësit e Real Madridit nuk do ta ndiqnin Messin për t’i bërë presion kur Messi të tërhiqej prapa, prandaj Messi, unë dhe Iniesta gjithmonë do të ishin tre kundër dy në mesfushë. Ai na thoshte vazhdimisht ‘këtu është loja, këtu është loja!’ dhe ne fituam”, ka deklaruar Xavi për ‘DailyMail’./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Xavi Hernandez

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble