Xavi, Barcës: Transferojë këta dy futbollistë

.

Sport

13/08/2017 19:29

Xavi Hernandez ka mbështetur Barcelonën në nënshkrimin me Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Barcelona ka ditë që po kërkon zëvendësues për Neymarin, që këtë verë u transferua në Francë te PSG për 222 milionë euro.

Emrat më të “nxehtë” janë Coutinho i Liverpoolit dhe Dembele i PSG-së.

Për të dy këta, Barcelona ka marrë mbështetje nga ish lojtari i tyre, Xavi Hernandez.

“Janë lojtarë të mirë, dhe lojtarët e mirë kushtojnë shtrenjtë”, ka deklaruar Xavi për Coutinhon dhe Dembelen, duke i dërguar sinjal Barcelonës që të veprojë në shpejtë në këtë drejtim./Lajmi.net/