‘X Factor’ deri tani për Rita Orën (Foto)

Rita Ora është anëtarja më e re në panelin e jurisë së X Factor UK këtë vit dhe deri tani duket se po kalon për mrekulli.

ShowBiz

21/07/2015 13:25

Rita e ka marrë shumë seriozisht punën në X Factor dhe tani, që në fillim po flitet shumë për këtë pjesëmarrje të sajën, transmeton Lajmi.net.

Edhe Rita po promovon mjaft shumë edicionin e këtij viti e ajo ka mbeldhur disa nga momentet më të rëndësishme deri tani dhe ka postuar në rrjetet sociale ditët e para të këtij edicioni.

Ajo gjithashtu ka marrë me veti edhe qenushin e saj të vogël Cher në këto audicione.

‘X Factor UK’ sezoni 12 do të fillojë të transmetohet në gusht në ITV. (Lajmi.net)