WWDC 2014: Çfarë mund të zbulojë Apple këtë vit?

Konferenca e Prodhuesve Botëror e Apple, e cila do të jetë ngjarja më e madhe e kompanisë që nga tetori, do të fillojë më 2 qershor.

Auto & Tek

01/06/2014 21:28

Konferenca e cila do të zgjasë një javë, do të fillojë me 2 orë fjalim për atë se çfarë kjo konferencë do të përmbajë.

Ka mundësi që të veçohet lajmi për zbulimet e reja të dy sistemeve operative të Apple, Mac OS X dhe iOS.

Mac OS X, i cili do të lansohet në versionin 10.10, do të përmbajë një dizajn krejtësisht të ndryshëm, ngjashëm me atë të iOS në versionin 7.

Përderisa sistemet operative nuk do të duken të njëjta, ndryshimet në OS X do ta bëjnë atë që të duket më i mirë.

Në anën tjetër, iOS, do të ketë disa ndryshime të mëdha në versionin 8, përderisa versioni iOS 7 ishte një arritje e madhe.

Arritja më e madhe në iOS do të jetë Healthbook, i cili është një aplikacion që punon si Passbook në konsolidimin e aplikacioneve të shëndetit dhe fitnesit dhe të dhënave që ata mbledhin.

Apple gjithashtu do të përmirësojë hartën në formën e drejtimeve tranzit, dhe Siri thuhet se do të fitojë një mundësi për ta identifikuar një këngë që dëgjohet.

Konferenca gjithashtu do të jetë një shansë e madhe për CEO-në e Apple, Tim Cook, dhe antarët e tjerë të bordit ekzekutiv për të diskutuar rreth blerjes së Beats për $3 miliardë, duke përfshirë atë se si Apple mendon që ta futë Beats në sistemet operative.

Për atë se çfarë do të zbulojë Apple saktësisht do të njoftoheni çdo ditë kur të fillojë konferenca.