Wozniacki, kampione në Australian Open

Caroline Wozniacki mposhti në finale bartësen e parë, Simona Halep me rezultat në sete 7-6, 3-6, 6-4 për Grand Slam turneun e saj të parë në karrierë.

Sport

27/01/2018 12:36

Caroline Wozniacki është kampione e re në Australian Open.

Ajo mposhti në finale bartësen e parë, Simona Halep me rezultat në sete 7-6, 3-6, 6-4 për Grand Slam turneun e saj të parë në karrierë.

Wozniacki e ngriti trofeun me plot emocion, përcjell “lajmi.net”.

Ajo u paraqit në finalen e parë në një Grand Slam pas humbjes në US Open më 2009. /Lajmi.net/