Wolfsburgu dhe Rexhbecaj mbeten në Bundesligë – Lajmi.net
Wolfsburgu dhe Rexhbecaj mbeten në Bundesligë
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 23:28, 21 May 2018
Wolfsburgu siguron pa shumë vështirësi mbijetesën në Bundesligë.

Ujqërit do të luajnë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman pasi mposhtën edhe në sfidën e dytë play-out modestët e Holsten Kiel këtë herë në transfertë me rezultatin 0-1.

Pas suksesit 3-1 në ndeshjen e parë skuadra e Bruno Labbadias u mjaftua me një gol të qëndërmbrojtësit Robin Knoche në minutën e 75-të, me këtë të fundit që realizoi me kokë pas krosimit të Arnold.

Në këtë sfidë gjyqtari anuloi dy gola me ndërhyrjen e sistemit VAR nga një për të dyja skuadrat.

Me rezultat të përgjithshëm 4-1 bardhëjeshilët e Wolfsburg siguruan mbijetesën, ndërsa Holsten Kiel edhe sezonin e ardhshëm do të lujajë në Bundesligën e dytë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO