Wiz Khalifa konfirmon lidhjen me modelen e famshme

Wiz Khalifa ka konfirmuar lidhjen me modelen Winnie Harlow.

ShowBiz

22/10/2018 15:01

Winnie Harlow dhe Wiz Khalifa kishin treguar lidhjen e tyre për një muaj me radhë me anë të shenjave dhe gjestevem por askush nuk e kishte vënë re se ata janë në lidhje, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Supermodelja kanadeze është fotografuar duke mbajtur duart me reperin derisa po largoheshin nga Staples Center në L.A.

Winnie ishte veshur me markën “Fendi”, kurse Wiz me një xhaketë vjollcë, të kombinuar me pantallona të verdhë.

Ishte vetë Winnie e cila nuk ngurroi ta publikonte fotografinë në rrjete sociale, me të cilën konfirmonte lidhjen me reperin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpM0v3rFZ8k/?hl=en&taken-by=winnieharlow