Witsel rikthehet në futbollin evropian

Axel Witsel konsideron largimin nga Tianjin Quanjian.

Sport

28/07/2018 12:23

Axel Witsel projekton rikthimin në Europë.

Mesfushori i cili aktualisht luan në Super Ligën kineze me skuadrën e Tianjin Quanjian, ku u transferua në 3 janar të vitit 2017 nga rusët e Zenit Saint Petersburg, mund të rikehet në kontinentin e vjetër.

Skuadrat që interesohen për shërbimet e blegut nuk mungojnë, me Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund që janë gati të konkurrojnë për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.