Witsel largohet nga Kina, transferohet te skuadra e madhe e Evropës

Axel Witsel do të rikthehet në futbollin evropian.

Sport

05/08/2018 22:58

Borussia Dortmund ka mbyllur transferimin e mesfushorit belg, Axel Witsel nga Tianin Quanjian.

‘Sport Bild’ raporton se ‘milionerët’ kanë paguar 20 milionë euro për mesfushorin 29 vjeçar.

Witsel në Kinë te Tianin Quanjin ishte transferuar në vitin 2017 nga rusët e Zenitit, dhe në 35 paraqitje atje, ka realizuar vetëm pesë gola./Lajmi.net/