Wisner: Bllokada politike do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën

Ish-ndërmjetësuesi amerikan për bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner i ka bërë thirrje lidershipit kosovarë që të krijojë sa më shpejt institucionet, sepse në të kundërtën, sipas tij, zvarritja mund të sjellë probleme për shtetin e Kosovës.

Lajme

01/10/2014 20:24

Në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, Wisner ka thënë se ngërçi politik është testi më i madh i Kosovës që pas pavarësisë.

Ai u bëri thirrje liderëve politikë kosovarë që të mblidhen dhe së bashku të gjejnë zgjidhje në mënyrë që institucionet të krijohen.

“Kjo që po ndodhë është shumë për keqardhje dhe jemi në një periudhë ku arsyetimet nuk mjaftojmë më. Ne të gjithë mund të themi se ju keni organizuar zgjedhje shumë të mira para tre muajsh, duke përmbushur të gjitha standardet botërore. Paaftësia për të krijuar qeverinë e re, ka një sërë pasojash që dua që të gjithë në Kosovë t’i kenë parasysh”.

“Më së shumti e prek imazhin që bota ka për shtetin tuaj. A do të jeni kandidat i mirë për Bashkimin Evropian nëse nuk jeni në gjendje të krijoni qeverinë tuaj? A do të jeni partner i mirë në paqe me Serbinë pa qeveri? A do të keni prospekt për tu bashkuar në NATO, në sistemin perëndimor të sigurisë? “

“Por, mbi të gjitha, shikojeni vetën në pasqyrë, kjo është pavarësia juaj, këto janë institucionet tuaja të reja, ky është testi më i rëndësishëm që keni pasur pas pavarësisë, për të treguar se ajo që e keni fituar e keni merituar dhe po funksionon. Ky është një test kombëtar, një test i vetës suaj. Është test për liderët tuaj dhe unë besoj që lidershipi juaj në Kosovë do të bëhen bashkë për ta zgjidhur këtë shpejt”.

“Parlamenti duhet të zgjidhet, ta zgjedh kryetarin dhe ta testoj mazhorancën për të krijuar qeverinë e re, dhe nëse dështojnë me këtë ka rrugë kushtetuese, siç janë zgjedhjet e reja edhe pse nuk mendoj se janë zgjidhja më e mrië. Por nga përvoja që kam me liderët e ekipit të unitetit, besoj se lidershipi juaj mund të bëhet bashkë dhe të dalë nga kjo situatë, ku çështja është e rëndësishme dhe kjo është një e tillë”, ka thënë Wisner për KTV.