Krijohet adapteri me Wireless për iPhone

IKEA ka njoftuar për lansimin e disa pajisjeve të reja, përfshirë edhe disa adapterë të cilët do të jenë në gjendje t’i mbushin me energji elektrike celularët tuaj përmes Wireless-it.

Auto & Tek

16/04/2015 20:13

Befasia më e madhe nga ky lajm është se do të lansohen edhe adapterë për iPhone 6 dhe Samsung Galaxy S6, të cilët do t’i mbushin me energji celularët shumë thjeshtë përmes sistemit të mbushjes me wireless.

Adapterët për iPhone 6 do të kushtojnë $25 dhe për Galaxy S6 do tëë kushtojnë $15, por adapterë do të ketë edhe për iPhone 4, 5 dhe modelet S3, S4 të Galaxy, transmeton Lajmi.net.

IKEA ka ofruar një pamje të afërt të platformave të saj rrethore dhe ovale njërën prej të cilave mund ta shihni në foton më poshtë:

iky2

Edhe pse IKEA nuk ka dhënë një datë të saktë se kur këto pajisje do të jenë të gatshme për t’u blerë, kompania premton se do të bëj të pamundurën që këto pajisje të jenë të gatshme në fund të pranverës, që do të thotë se ne do të kemi mundësinë për t’i blerë pas disa javëve.