Winehouse ishte shtatzënë kur ka vdekur!

Amy Winehouse mendohet të ketë qenë duke pritur një fëmijë kur ka ndërruar jetë.

ShowBiz

16/08/2015 10:22

Babai i këngëtares së ndjerë ka treguar për herë të parë në një emision se bija e tij mund të ketë qenë shtatzënë.

Ai ka thënë se Amy dhe i fejuari i saj Reg Traviss kanë qenë duke menduar për të filluar një familje dhe para vdekjes së saj ajo ka thënë se mendon se është në fazat e para të shtatzënisë, transmeton Lajmi.net.

‘Nuk duhet të ju tregoj këtë, por ajo ka menduar se ishte shtatzënë’, ka treguar i ati, i cili kohëve të fundit ka qenë në qendër të medieve pasi ka kritkiar shumë filmin mbi jetën e Amy që ka dalur këtë vit.

Amy Winehouse ka ndërruar jetë në korrik të vitit 2011 në Londër pas helmimit me alkohol./Lajmi.net