Windows Phone 8.1 do të lansonet më 24 qershor

Microsoft ka në plan që të fillojë të dërgojë përditësimet për sistemin operativ të celularit Windows Phone 8 më 24 qershor.

Auto & Tek

13/05/2014 22:32

Nëse keni qenë duke pritur që Microsoft të lansojë Windows Phone 8.1, atëherë ju duhet të duroni edhe gjashtë javë më shumë.

Microsoft ka në plan që të dërgojë përditësimet e sistemit operativ ekzistues në celularin Windows Phone 8 për përdoruesit e tij më 24 qershor. Redmond zbuloi këto lajme të kompanisë duke cituar se që nga data 24 qershor përdoruesit e Windows Phone do të jenë në gjendje që të marrin përditësimet për sistemin operativ të celularit.

“Microsoft do t’i bëjë përditësimet të gatshme për sistemin operativ, duke përfshirë përditësimet e sigurisë, 36 muaj pas ciklit të fillimit të sistemit. Përditësimet e dërguara duhet të instalohen që të gjitha një nga një, në mënyrë që konsumatorët të kenë mbështetje nga Microsoft”, tha Microsoft.

Microsoft prezantoi gjeneratën e ardhshme të versionit të celularit të tij në konferencën e prillit. Kompania kishte prezantuar një parashikim të Windows Phone 8.1 më 14 prill, duke i dhënë publikut një shanse për tu njohur me të gjitha karakteristikat e reja.

Ky sistem operativ i Microsoft do të vijë me asistentin e ri digjital Cortana, një ndihmës shumë i madh në Qendrën e Veprimeve në panelin e njoftimeve dhe në opsionet e ekranit kryesorë.