Windows 9 mund të vijë si përditësim falas

Microsoft zyrtarisht do ta zbulojë gjeneratën e re të sistemit operativ të quajtur Windows 9 në një ngjarje speciale më 30 shtator.

Auto & Tek

26/09/2014 21:52

Microsoft zyrtarisht do ta zbulojë gjeneratën e re të sistemit operativ të quajtur Windows 9 në një ngjarje speciale më 30 shtator, dhe këto janë lajmet më të reja për sistemin më të ri operativ të Microsoft.

Pas konfirmimit se emri për sistemin më të ri operativ do të jetë “Windows 9”, kompania ka konfirmuar edhe një detaj tjetër shumë me rëndësi për sistemin e ardhshëm, transmeton Lajmi.net.

Siç duket përdoruesit e Windows 8.1 do ta marrin sistemin e ri Windows 9 si përmirësim falas. Të paktën kështu tha sot Andreas Diantoro, shef i degës së Microsoft në Indonezi në një konferencë për gazetarë.

Sipas Diantoro, përditësimi do të instalohet automatikisht.