Windows 9 do të lansohet së shpejti

Nëse e keni përmirësuar Windowsin në versionin 8 ose 8.1 por ende dëshironi diçka më shumë se kjo, atëherë së shpejti do të keni një alternativë të re.

Auto & Tek

18/08/2014 19:37

Mary Jo Foley raportoi se Microsoft është duke planifikuar që të lansojë programin në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Edhe pse nuk ka ndonjë emër zyrtarë për lansimin, është më se e qartë se versioni do të quhet Windows 9, transmeton Lajmi.net.

Për të qenë sa më të qartë, ky Windows do të jetë në versionin Beta dhe më vonë të vijë në versionin e plotë Windows 9.

Edhe pse Microsoft nuk ka thënë ndonjë gjë se kur Windows 9 do të dalë në shitje, raportet tregojnë se Windows i ri do të dalë në shitje në fillim të vitit 2015.