Windows 9 do të ketë Cortanan si asistent digjital

Microsoft është duke planifikuar që ta përfshijë asistentin e vet digjital Cortana në versionin e ardhshëm madhor të Windows-it, që është quajtur me emrin kodues Threshold.

Auto & Tek

12/08/2014 17:23

Windows Threshold pritet të emërtohet si Windows 8 kur të dalë në pranverë të vitit 2015 dhe burimet që janë në dijeni me planet e Microsoft-it kanë treguar për The Verge që Cortana është një hapësirë madhore e investimeve për këtë sistem.

Faqja e entuziastëve të Windows-it Neowin raportoi që Cortana do të shfaqet në versionet e hershme të Windows Threshold-it dhe dihet që implementimi i tanishëm është vetëm një vend mbajtës gjatë fazave të hershme të zhvillimit.

Cortana për momentin ekziston si aplikacion në vete në Threshold, por kjo punë e hershme do të përparojë në një version më të integruar të asistentit dixhital, ngjashëm me atë se si është në dispozicion në Windows Phone. Microsoft ka qenë gradualisht duke e përmirësuar Cortana-n çdo dy javë duke shtuar pika me të dhëna dhe veçori shtesë dhe pasi që shërbimi është i përgatitur në HTML, këto përmirësime do të vijnë në versionin Windows 9.

Microsoft pritet të lëshojë një version vëzhgues të Windows 9 më vonë gjatë këtij viti menjë meny të re Start, aplikacione të stilit Metro që qëndrojnë në dritaret e desktopit, një veçori për desktopët virtualë dhe largimi i shiritit Charms nga versionet e Windows-it për desktop.