Windows 9 do të jetë falas për klientët ekzistues?

Një ngjarje speciale e Microsoft është paralajmëruar për 20 maj, dhe raportuesit janë duke menduar se Microsoft mundet potencialisht ta prezantojë një tabletë më të vogël të quajtur \"Surface Mini\".

Auto & Tek

17/05/2014 02:14

Të tjerë analistë janë të mendimit që në këtë ngjarje Microsoft do të prezantojë edhe dizajnin model të Windows 9, i cili do të mund të ishte falas për klientët ekzistues të Microsoft.

Por, për këtë klientët duhet të presin derisa data e spekuluar e lansimit të Windows 9 të bëhet e ditur në gjysmën e parë të vitit 2015, për të parë nëse ky lajm do të jetë i vërtetë.

Në lajmet e tjera të korporatës Microsoft, thuhet se kompania ka vendosur që ta tërheq Kinect-in nga pajisja Xbox One dhe t\’i shesë ato ndaras për $399.

Shefi ekzekutiv, Phil Spencer komentoi, \”Nëse klientët zgjedhin pajisjen pa Kinect, ose dëshirojnë që ta shtojnë atë më vonë, ne do ta bëjmë atë të mundur, dhe shpresoj shumë që njerëzit ta shohin se përvoja e Xbox One me Kinect është përvoja më e mirë e mundur\”.

Me këtë strategji të re, Microsoft planifikon që të rrisë shitjet e kompanisë.