Windows 8 së shpejti do të duket si Windows 7

Pas konferencës së zhvilluesve në San Francisco të mërkurën, Microsoft njoftoi për një treshe të tipareve të reja për Windows 8.1, që do t’i vendosë  për t’i dhënë përdoruesve ndjenjën e Windows 7. Së pari, Windows do të ketë disa veçori të reja që do ta bëjnë më të lehtë të përdoret me tastierë dhe…

Auto & Tek

05/04/2014 18:28

Pas konferencës së zhvilluesve në San Francisco të mërkurën, Microsoft njoftoi për një treshe të tipareve të reja për Windows 8.1, që do t’i vendosë  për t’i dhënë përdoruesve ndjenjën e Windows 7.

Së pari, Windows do të ketë disa veçori të reja që do ta bëjnë më të lehtë të përdoret me tastierë dhe mi.

Së dyti, Microsoft njoftoi se stili i aplikacioneve në Windows 8 do të kalojë nga “moderne” në një dritare tradicionale desktop.

Së treti, menuja e fillimit (Start menu), veçoria e vjetër e Windows është përfundimisht duke ardhur.

Pavarësisht ndryshimeve, Microsoft nuk është duke lënë anash ose duke hequr dorë nga dizajni i Windows 8. Në fakt, këto karakteristika të reja do ta bëjnë dizajnin e tij më të dukshëm në të gjithë sistemin operativ.

Kjo është një mënyrë më e lehtë në vendosjen e përdoruesve të Windows 7, Vista dhe Xp drejt një ndryshimi.