Windows 8 nuk po ‘dhez’

Microsoft ka njoftuar se Windows 8 ka arritur t’i shesë 200 milionë licenca që nga lansimi i tij para 15 muajsh, një shifër kjo mjaft e ulët, në krahasim me Windows 7, i cili ia kishte dalë t’i shiste 240 milionë licenca në vitin e tij të parë, duke u bërë sistemi operativ më i…

Auto & Tek

19/02/2014 10:41

Microsoft ka njoftuar se Windows 8 ka arritur t’i shesë 200 milionë licenca që nga lansimi i tij para 15 muajsh, një shifër kjo mjaft e ulët, në krahasim me Windows 7, i cili ia kishte dalë t’i shiste 240 milionë licenca në vitin e tij të parë, duke u bërë sistemi operativ më i suksesshëm i Microsoft deri tash, me 400 milionë licenca.

Shifra pasqyron një rezultat jo shumë inkurajues për Microsoft, duke e pasur parasysh se kompjuterët tradicionalë nuk janë më popullorë, pasi njerëzit i preferojnë më shumë tabletat dhe smartphone.

Për këtë, Windows 8 nuk e ka arritur pritshmërinë, sa që shumë kompani e kanë marrë versionin e fundit, por që nuk e kanë parë të arsyeshme ta instalojnë ende.

Sipas NetMarketShare, vetëm afro 11% e përdoruesve të PC në tërë botën, e përdorin Windows 8 apo versionin më të ri, 8.1, derisa 48% vazhdojnë me Windows 7, kurse 29% e përdorin Windows XP, që ka një dekadë kur është futur në funksion.

Microsoft ka bërë të ditur se shumë shpejtë do t’i obligojë përdoruesit që t’i fusin në funksion sistemet më moderne, duke hequr dorë nga ato ‘demode’. Në një të ardhme jo fort të largët, Microsoft do ta lansojë versionin Windows 9. Ai pritet të dalë në treg pas vetëm një viti.