Windows 10 zyrtarisht mbështetë formatin MKV të videove

Në sistemin më të ri operativ të Windows - Windows 10, do të mund të luhen edhe videot e formatit MKV.

Auto & Tek

03/11/2014 22:38

Windows 10 – Parashikimi Teknik, ka filluar të ofrojë një karakteristikë të panjohur më parë: videot në formatin MKV do të mund të luhen pa ndonjë program special në Windows Media Player.

Kjo alternativë e hapjes së videove në formatin MKV ishte mbështetur nga programi VLC Media Player, por jo edhe nga Windows Media Player, transmeton Lajmi.net.

Kur videot e këtij formati do të luhen në Windows 10 një mesazh paralajmërues do të shfaqet ku do të duhet të injorohet, dhe më pas të klikohet ‘Yes’, kështu që Windows Media Player të fillojë luajtjen e tij.

Sistemet Windows 8.1 dhe më të vjetër nuk e mbështesin këtë format dhe mesazhe të gabimeve fillojnë të shfaqen posa të klikohet play.

Microsoft e ka shtuar mbështetjen për formatin MKV në Windows 10, ka konfirmuar zyrtarisht sot kompania.