Windows 10 vs Windows 8: Si krahasohen për nga performanca?

Është ende herët për të dhënë një verdikt të saktë përsa i përket performancës së Windows 10, pasi ky sistem operativ nuk ka shumë ditë që ka mbërritur tek konsumatorët.

Auto & Tek

02/08/2015 19:35

Por një gjë dihet; krahasuar me Windows 8, Windows 10 ka sjellë përmirësime të rëndësishme në performancat e grafikave të lojërave duke qenë se është i pari sistem operativ i Microsoft që përmban DirectX 12. Përsa i përket aspekteve të tjera të performancës, përmirësimet janë të pakta,shkruan pcworld.

Gjatë një testimi për të krahasuar Windows 8 me Windows 10 janë përdorur dy kompjutera të njëjtë; HP Spectre x360 me të gjitha specifika të njëjta, sigurisht përveç sistemit operativ. Në njërin prej laptopëve u instalua ndërtimi 10240 i Windows 10 ndërsa në tjetrin Windows 8.1 Home. Në laptop u aplikuan detyra dhe testime të ndryshme për të nxjerrë në pah diferencat mes dy sistemeve operative. Testimet që u aplikuan ishin PC Mark, i cili simulon ngarkesa të ndryshme të aplikacioneve dhe Creative Conventional i cili teston shfletuesin, modifikimin e fotove dhe videove, lojërat etj. Ajo që pritej ishte një ndryshim dramatik por rezultati ishte shumë i ngushtë.