Windows 10 Preview shkarkohet 1 milion herë

Versioni parashikues i Windows 10 është bërë i gatshëm për tu shkarkuar, dhe vetëm në dy javë ai tashmë është shkarkuar nga 1 milion përdorues.

Auto & Tek

14/10/2014 17:01

Windows 10 Parashikimi Teknik (Technical Preview) është një version i hershëm i gjeneratës së ardhshme të Windows dhe Microsoft është aktualisht duke e testuar atë me përdoruesit e regjistruar për programin e tij të brendshëm.

Në një postim në blog, Joe Belfiore nga Microsoft tha se kompania ka parë 1 milion instalime të programit të hershëm dhe që përdoruesit kanë dërguar më shumë se 200,000 komente për sistemin operativ, transmeton Lajmi.net.

Microsoft e zbuloi për herë të parë gjeneratën e ardhshme të Windows në ngjarjen që e mbajti në San Francisko muajin e kaluar. Gjatë ngjarjes, Belfiore dhe ekzekutivë të tjerë e bënë të qartë se Microsoft do të ketë një qasje më ndryshe ndaj Windows 10.

Kompania, duke e pranuar se me Windows 8 nuk ‘dolën mirë’, nuk dëshiron të thotë vetëm se ka pasur gabime në Windows 8, por ka dashur të tregojë rolin që përdoruesit e kanë në pëlqimin e sistemeve operative.

Shumë njerëz ishin mësuar që ta përdorin Windows-in me menynë e startit – opsion ky që nuk ishte ofruar në Windows 8, kështu që me Windows 10, Microsoft është duke i kthyer disa prej gjërave që kanë munguar në Windows 8, transmeton Lajmi.net.

Shiko gjithashtu: Si të instalosh Windows 10?