Windows 10 në dispozicion më 29 korrik, por jo për të gjithë

A keni porositur një kopje falas të Windows 10? Mund të mos ta merrni atë menjëherë.

Auto & Tek

03/07/2015 17:32

Microsoft do ta lansojë zyrtarisht Windows 10 më 29 korrik, por jo të gjithë do ta marrin sistemin e ri atë ditë.

Microsoft thotë se sistemi i ri operativ do të lansohet shkallë-shkallë dhe jo menjëherë për të gjithë, transmeton Lajmi.net.

Blogu zyrtar i Microsoft e shpjegon kështu:
Duke filluar nga 29 korriku, ne do të fillojmë lansimin e Windows 10 për ‘Windows Insiders’. Nga aty, ne do të fillojmë t’i lansojmë sistemet e rezervuara valë-valë, ngadalë pas 29 korrikut. Çdo ditë të lansimit, ne do të mësojmë, dëgjojmë dhe përditësojmë eksperiencën për të gjithë përdoruesit e Windows 10”.

Kështu që, nëse jeni pjesë e Microsoft në programin testues ‘Windows Insider’, ndoshta ju do ta merrni Windowsin e ri më 29 korrik. Për të gjithë të tjerët, më mirë ta klikoni tabelën “Get Windows 10” që shfaqet në shiritin e poshtëm të veglave, për të rezervuar një kopje falas të këtij sistemi të ri operativ.

1323465450464475281