Windows 10 lansohet nesër!

Sistemi i ri operativ i Microsoft do të debutojë të mërkurën, përderisa kompania përmes këtij sistemi do të provojë të sjellë diçka të re në botë tek celularët, kompjuterët dhe laptopët.

Auto & Tek

28/07/2015 12:05

Më askush nuk do të pret që ta marrë sistemin e ri operativ nëpër dyqane të ndryshme, sikur që bënin 20 vite më parë për Windows 95.

Microsoft është duke e bërë sistemin të gatshëm për t’u shkarkuar falas për ata njerëz të cilët e kanë rezervuar tashmë një kopje të këtij sistemi operativ, transmeton Lajmi.net.

Lansimi do të bëhet në mënyrë globale, që nga kompania shihet si një potencial i madh për të rritur përdorimin e kompjuterëve në mbarë botën.

Windows 10 do të vijë për PC dhe tabletë së pari, por më vonë do të lansohet edhe versioni për celularë, konzola të lojërave dhe gjithashtu për kufje holografike.

Ka veçori të reja, një shfletues të ri të quajtur Edge dhe një desktop të asistuar nga Cortana. (Lajmi.net)