Windows 10 do të jetë pa pagesë për vitin e parë

Ngjarja e Windows 10 filloi para disa orësh, dhe duket se kompania është duke tentuar që këtë version - përveçse ta bëjë shumë të lehtë për t’u përdorur – ta bëjë edhe me mundësi të përmirësimit të sistemit nga Windows 7, Windows 8.1 në Windows 10 pa pagesë.

Auto & Tek

21/01/2015 18:36

Terry Meyrson sapo njoftoi për këtë lajm, kështu që viti i parë i lansimit të Windows 10 do të jetë përmirësim pa pagesë për pajisjet që veprojnë me sistemin Windows 7, 8.1 apo Windows Phone 8.1.

Normalisht, për ato pajisje të vjetra që veprojnë me Windows 7 ky sistem i ri operativ nuk do të mund të punojë, kështu që pajisjet më të reja që kanë një performancë më të mirë sigurisht se mund ta bëjnë lirshëm përmirësimin në Windows 10, transmeton Lajmi.net.