Wilson vdiq pas aksidentit (VIDEO)

Ngasësi i njohur i IndyCar, Justin Wilson ka vdekur pas aksidentit në garën e Verizon IndyCar Series në Pocolo Raceëay.

Sport

25/08/2015 10:44

Justin Wilson, ka vdekur pas aksidentit në garën e Verizon IndyCar Series në Pocolo Raceway.

37-vjeçari u qëllua në kokë nga një copë e veturës së debutuesit Sage Karam, i cili ishte duke udhëhequr në kategorinë ABC Supply 500, kur u rrokullis në kthesën e parë të garës me 200 xhiro, të dielën.

“Është një ditë e rëndë për IndyCar dhe komunitetin e sporteve motorike”, deklaroi Mark Miles, drejtor ekzekutiv i Hulman & Co, organizator i IndyCar dhe Indianapolis Motor Speedway.

Ai la pas vetes gruan Julia dhe vajzat Jane, 7 vjeçe dhe Jessica, 5.

YouTube player