Wilshere tymos cigare

Jack Wilshere do të përballet me hidhërimin e Arsene Wengerit pasi është zënë duke tymosur cigare jashtë një klubi të natës në Londër. Reprezentuesi anglez është fotografuar me cigare në gojë derisa ishte duke biseduar me një bionde, pas fitores së Arsenalit ndaj Napolit 2-0. “Nuk pajtohem aspak me një sjellje të tillë, më duhet…

Sport

04/10/2013 10:47

Jack Wilshere do të përballet me hidhërimin e Arsene Wengerit pasi është zënë duke tymosur cigare jashtë një klubi të natës në Londër.

Reprezentuesi anglez është fotografuar me cigare në gojë derisa ishte duke biseduar me një bionde, pas fitores së Arsenalit ndaj Napolit 2-0. “Nuk pajtohem aspak me një sjellje të tillë, më duhet të bisedoj me të rreth kësaj”, deklaroi Wenger.

“Ju nuk duhet të bëni diçka që ua dëmton shëndetin si futbollist. Ju e dëmtoni edhe reputacionin e juaj kur bëni diçka të tillë në publik”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të marr masa disiplinore kundër mesfushorit, e dashura e së cilit Lauren Neal lindi fëmijën e tyre të dytë javën e kaluar, Wenger shtoi: “Nuk e di çka ndodhi andaj nuk mund të flas për ndëshkim”.

Wilshere luajti për 27 minuta gjatë fitores së Arsenalit ndaj Napolit në Grupin F në Ligën e Kampionëve duke u inkuadruar në lojë në vend të Tomas Rosickyt në pjesën e dytë.