Wilshere te top klubi nga Serie A

Jack Wilshere ka filluar të konsiderohet si objektiv i madh i Milanit për afatin kalimtar të verës.

Sport

17/03/2018 10:59

Jack Wilshere mund të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori anglez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me “Gunners”.

Deri më tani, diskutimet nuk kanë sjellë rezultat dhe Wilshere është në prag të largimit nga Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.

Wilshere ka filluar të konsiderohet si objektiv i madh i Milanit për afatin kalimtar të verës.

“Rossonerët” e shohin Wilsheren si futbollistin e nevojshëm për të kompletuar ekipin nga San Siro. /Lajmi.net/