Wilshere – Arsenal, ndodh befasia!

Jack Wilshere në fund mund të mbetet në Arsenal.

Sport

23/05/2018 09:40

Jack Wilshere shuan çdo dilemë lidhur me të ardhmen e tij.

Mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit i cili ishte në qëndër të merkatos pasi kërkohej nga Juventusi, Milani por edhe Paris Saint Germain, ka vendosur të qëndrojë tek topçinjtë e Londrës.

Wishere i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Arsenalin do të rinovojë kontratën e tij aktuale që skadon në 30 qershor të këtij viti me skuadrën londineze pasi ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit.

Në këtë mënyrë Wilshere do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Milanin dhe Juven.