Willian vendos për të ardhmen

Willian e ka ndarë mendjen për të ardhmen.

Merkato

20/07/2018 16:41

Ylli brazilian ka vendosur të largohet nga Chelsea këtë afat kalimtar.

As ardhja e trajnerit Maurizio Sarri te Chelsea, nuk e ka bindur 29 vjeçarin për të qëndruar në ‘Stamford Bridge’.

Për Willian ka interesim nga Spanja, ku po kërkohet nga Barcelona.

Willian te Chelsea është transferuar në vitin 2013 nga rusët e Anzhit, dhe në 166 paraqitje ka realizuar 25 gola./Lajmi.net/